
Futbollisti shqiptar i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte njeriu i ndeshjes për Antaljaspor, që triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Hatajspor në kuadër të javës së 33 në Superligën e Turqisë.
Bytyqi u aktivizua në minutën e 81 në vend të Larson. Në minutën e 90+2, futbollisti i Kosovës realizoi për 2-1, duke përmbysur rezultatin.
Ky ishte goli i parë për Bytyqin në këtë edicion me Antaliasporin, ndërsa ka edhe dy asistime. Ekipi i tij gjendet në vendin e tetë me 45 pikë.
Lini një Përgjigje