TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2024, 20:59

Dështon akordi i Udinezes me Edi Rejan, legjenda italiane që vizitoi Shqipërinë merr drejtimin e ekipit friulian

Shkruar nga Pamfleti

Dështon akordi i Udinezes me Edi Rejan, legjenda italiane që vizitoi

Situata në futbollin e sotëm mund të ndryshojnë për çështje orësh dhe këtë e ka treguar më së miri situata e Udinezes në Serinë A. Klubi do të komunikojë së shpejti shkarkimin e trajnerit Gabriele Çofi dhe të emërojë trajnerin e ri. Por ai nuk do të jetë Edi Reja, siç trumbetohej në mediat italiane gjatë ditës së sotme. 

“La Gazzetta Dello Sport” shpjegoi se akordi me Rejan ka dështuar, pasi palët në fund nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me ish-trajnerin e Shqipërisë që mendohej se ishte zgjidhja optimale për këtë fund sezoni pasi është friulan. 

Zgjedhja e klubit tashmë raportohet se ka rënë mbi Fabio Kanavaron, i cili që nga dita e nesërme do të jetë në Udine për t’u vënë në punë për stërvitjen e ekipit. Kanavaro ishte në mesjavë në Tiranë, i ftuar si lektor në kursin e UEFA Pro në FSHF, ku foli edhe për ofertat që kishte refuzuar deri më tani.

Por tashmë situata ka ndryshuar dhe ai po bëhet gati që të drejtojë për herë të parë në Serinë A. 
Kanavaro mund ta nisë punën në krye të bardhezinjve në ndeshjen kundër Romës, që është për t’u përfunduar, pasi u ndërpre të dielën e kaluar për shkak të një problem që shfaqi Ndicka, në fushën e blertë. Ndeshja do të nisë rreth minutës së 70. 

edi reja udineze fabio kanavaro

Lini një Përgjigje