TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2024, 21:49

Harkim me “telekomandë”, Endri Çekiçi dhuron asist në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Harkim me “telekomandë”, Endri Çekiçi dhuron

Endri Çekiçi është kthyer përsëri protagonist në kampionatin turk me fanelën e Pendikspor, teksa këtë herë ka lënë shenjë në ndeshjen ndaj kryesuesve të kampionatit, Gallatasarajit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka dhuruar sot asist, ndonëse në fund nuk ia doli që të siguronte pikët për ekipin e tij. 

Gallatasaraji dominoi ndeshjen e luajtur në Stamboll, ku Çekiçi ishte zëvendësues, por u aktivizua që në minutën e 43 të ndeshjes, pasi vendasit kishin shënuar dy herë me Ikardin e Bardakçi.

Mertens çoi shifrat në 3-0 në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 85, erdhi edhe goli i Pendikspor me Çekiçin protagonist. 

Ky i fundit harkoi në mënyrë perfekte topin në një goditje dënimi për gjuajtjen me kokë të Ozturk për të shkurtuar diferencën. 

Në fund erdhi edhe goli i Akturkoglu që vulosi fitoren 4-1 për Gallatasarajin. Ky ishte asisti i dytë për Çekiçin në këtë sezon, ku ka shënuar edhe një gol. 
 

endri çekiçi mesfushori shqiptar hatajaspor

Lini një Përgjigje