
Pjesa e parë e Derbit mes Milanit dhe Interit është mbyllur me rezultatin 0-1. Zikaltrit kaluan në avantazh që në minutën e 18-të me anë të Acerbit i cili zhbllokoi ndeshjen.
Një fitore eventuale e zikaltërve bën që Interi të fitojë matematikisht titullin kampion, pak javë përpara fundit. Lautaro me shokë, janë mjaft të motivuar para këtij takimi, pasi janë në kërkim të yllit të dytë në fanellë.
Në krahun tjetër, Milani do tentojë një sukses që më shumë vlen për prestigjin, sesa për kampionatin. Leao me shokë duan të prishin festës në anën tjetër të Milanos dhe për të arritur këtë, do iu duhet të bëjnë një ndeshje të madhe.
Francesco Acerbi WIDE OPEN goal! Benjamin Pavard fantastic flick for the assist. ????????⚽️ pic.twitter.com/0vul58fiIx
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) April 22, 2024
Lini një Përgjigje