TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2024, 16:54

“Ça bone zemra”, Çalhanoglu flet shqip, mesfushori turk dhe Asllani “zhvendosin” festën e titullit në rrjetet sociale (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ça bone zemra”, Çalhanoglu flet shqip, mesfushori

Interi u shpall kampion i Serisë A për sezonin 2023-2024. Një trofe i rëndësishëm për zikaltërit që vendosin yllin e dytë në fanelë.

I lumtur për këtë titull padyshim është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili është pjesë e klubit. Ai ka festuar mbrëmë së bashku me shokët e skuadrës, teksa sot festa është “zhvendosur” në rrjetet sociale.

Mesfushori tjetër i Interit, Hakan Çalhanoglu ka hapur një video live me Asllanin, teksa ja kanë plasur muhabetit dhe gallatave. Në një moment dëgjohet që Asllani i thotë Çalhanoglusë: a ti kupton shqip… dhe Çalha i kthehet “ça bone zemra”.

kristjan asllani mesfushori i kombëtares shqiptare hakan çalhanoglu

Lini një Përgjigje