TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2024, 20:59

Sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në Rumani, 26-vjeçari realizon gol me parabol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në Rumani, 26-vjeçari

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, gjeti rrugën e rrjetës në elitën e futbollit rumun, me fanelën e Dinamos së Bukureshtit në duelin ndaj Botosanit. 

26-vjeçari shënoi fillimisht në minutën e 37, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërkohë që në minutën e 45+2, pas asistit të Gnahore, me një parabol mjaft të bukur, kaloi portierin kundërshtar duke gjetur rrugën e rrjetës. 

Falë golit të Selmanit, pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1. Interesant është fakti se ky ishte goli i parë për shqiptarin e Kosovës, në 9 ndeshje që është aktivizuar me fanelën e Dinamos së Bukureshtit. Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën 26-vjeçari ka qenë pjesë e Goteborgut, Midtjulandit, Hamarbit, si dhe Varber dhe Hapoel Beer Sheva. 

astrit selmani sulmuesi shqiptar dinamo e bukureshtit

Lini një Përgjigje