TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2024, 21:50

Gallatasaraji ishte gati të blinte Rei Manajn, kush janë 2 skuadrat e La Ligës dhe një nga Arabia Saudite që duan sulmuesin

Shkruar nga Pamfleti

Gallatasaraji ishte gati të blinte Rei Manajn, kush janë 2 skuadrat e

Rei Manaj është kthyer në këtë sezon në surprizën e vërtetë të kampionatit turk, ku po shkëlqen me fanelën e Sivasporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë shenjë duke shënuar 17 gola në kampionat, për të ndjekur Xhekon e Ikardin, të cilët janë të vetmit që kanë shënuar më shumë se ai në këtë edicion.

Paraqitjet e tij kanë bërë që për Manajn të ketë interesim nga klubet më të mëdha në Turqi e jo vetëm. Mediat turke kanë bërë të ditur se Gallatasaraji ka shfaqur interesim konkret për Manajn, duke e cilësuar si një lojtar, i cili mund të përforconte repartin e avancuar përkrah një emri si Mauro Ikardi.

Por klubi i Stambollit është tërhequr nga gara kur ka mësuar se Sivaspori është i palëkundur në kërkesën e 10 milionë eurove për kartonin e tij, pasi nuk është gati të shpenzojë një shifër të tillë për lojtarin shqiptar.

Ndërkohë, mësohet se për Manajn së fundmi kanë shfaqur interes dy klubet spanjolle të Gefafes dhe Majorkës, të dy në La Liga, të cilat duan t’i japin sulmuesit shansin për të treguar veten në elitë. Njëkohësisht, është edhe oferta nga Arabia Saudite i klubit të Al Taee, që ka fonde të mjaftueshme për të bindur lojtarin, nëse ky i fundit do të zgjedhë përfitimet ekonomike para objektivave sportiv në vijimin e karrierës.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare gallatasaraji getafe majorka

Lini një Përgjigje