
Kukësi është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët iu falën fitores 2-0 në aktin e parë ndaj Tiranës, teksa sot u mundën minimalisht 1-0 në “Air Albania”. Bardheblutë shënuan në minutën e 21 me Deliun, me një gol mjaft të bukur. Ekipi i Fagut fitoi besim për përmbysjen e madhe, duke spostuar kështu kundërshtarin në gjysmëfushën e vet.
Kuksianët barazuan me Laçen në minutën e 45, por goli u anulua për prekje me dorë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipin e Bledar Devollit që shkon kështu në finale.
Vllaznia dhe Egnatia do të diskutojnë në shtesë biletën e finales. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 për rrogozhinasit, ndërsa në “Loro Boriçi”, Balaj me shokë triumfuan 1-0.
Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 2, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft vështirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot.
Lini një Përgjigje