
La Liga do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka bërë të ditur presidenti Havier Tebas, në një intervistë për Expansion.
“Nuk e di se kur, por këtë herë La Liga do të luajë ndeshje zyrtare jashtë vendit. Mendoj se mund të fillojmë nga sezoni 2025-2026. Luajtja e ndeshjeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara do të forcojmë pozicionin tonë në tregun e Amerikës së Veriut, i cili është i dyti për La Ligën pas atij spanjoll” – Tha Tebas.
Kujtojmë se skuadrat spanjolle kanë shfaqur interes për një lëvizje të tillë jashtë shtetit në të kaluarën, me Barcelonën madje që propozoi një derbi me Xhironën që do të mbahej në Miami në vitin 2018, por FIFA nuk e lejoi diçka të tillë.
Lini një Përgjigje