
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Distria Krasniqi e nisi për mrekulli Kampionatin Europian, duke marrë dy fitore radhazi dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kategorisë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina.
Në çerekfinale, Distria ishte e pamëshirshme, duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz, me teknikën e njohur si Osaekomi.
Pas kësaj fitoreje, xhudistja “Dardane” është kualifikuar në finale, ku do të ndeshet me Ariane Toro Soler nga Spanja.
Lini një Përgjigje