TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2024, 16:29

Ndodh për herë të parë në historinë e Serisë A, ja çfarë do të ndodhë të dielën me ndeshjen Inter-Torino

Shkruar nga Pamfleti

Ndodh për herë të parë në historinë e Serisë

Në përzgjedhjen e arbitrave të javës së 34 të Serisë A do të ketë një risi. Për herën e parë në historinë e kampionatit italian, arbitrat e një ndeshje do të jenë të gjitha femra.

Bëhet fjalë për ndeshjen Inter-Torino, që do të zhvillohet këtë të diel në orën 12:30. Shoqata Italiane e Arbitrave ka zgjedhur Maria Sole Ferrieri Kaputi, si arbitër kryesor, ndërsa asistentet e saj do të jenë Franceska Di Monte dhe Ticiana Trashiati.

Një përzgjedhje e tillë nuk ishte bërë kurrë në kategorinë kryesore të futbollit italian, por ka ndodhur në Kupën e Italisë dhe Serinë B.

 

inter torino seria a

Lini një Përgjigje