
Liverpuli është me një këmbë jashtë garës për titullin kampion, teksa ndaj Uest Hemit nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2. Të besuarit e Devid Mojes ndëshkuan “The Reds” në minutën e 43, me anë të Bouen. Ekipi i Jurgen Klop e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, teksa Robertson vendosi ekuilibrat. Një autogol i dhuroi përmbysjen mysafirëve, në minutën e 65.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe dërguan shifrat në 2-2 me Antonion. Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, pavarësisht përpjekjeve.
Zgjedhja e Klop për të bërë një rotacion të gjërë nuk dha fryte dhe nuk u prit mirë as nga Salah, i cili u aktivizua në fundin e ndeshjes nga gjermani.
Të dy patën një përplasje të fortë verbale buzë fushës.
Me këtë rezultat, Liverpuli e sheh veten në vendin e 3 me 75 pikë, 1 më pak se Siti që ka ende 2 ndeshje për të luajtur dhe 2 më pak se Arsenali që ka 1 ndeshje për të zhvilluar. Uest Hemi është i qetë në mesin e tabelës.
Lini një Përgjigje