TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Prill 2024, 18:45

Mançester Junajtid zhgënjen në “Old Trafford”, Bërnli ndal ‘Djajtë e Kuq’ me ndihmën e Onanas (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid zhgënjen në “Old Trafford”,

Mançester Junajtid ka marrë një barazim zhgënjyes 1-1 kundër Bërnlit në javën e 35 të Premier Ligës. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, ndeshja e luajtur në “Old Trafford” u zhbllokua në minutën e 79.

Megjithatë, tetë minuta më vonë erdhi barazimi i miqve me një penallti të Amduni, pas një faulli të pakuptimtë nga Onana në zonën e rreptësisë.

Në fundin e ndeshjes, “Djajtë e Kuq” protestuan për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë së Bërnlit, por për VAR gjithçka ishte e rregullt.

Skuadra e Ten Hag mbetet në vendin e gjashtë me 54 pikë, 12 pikë larg zonës Champions League.

Në ndeshjet e tjera, Njukasëlli mposhti me “manita” 5-1 Shefild Junajtid me këta të fundit që sezonin e ardhshëm do të luajnë zyrtarisht në Championship, Ullverhemptoni triumfoi 2-1 ndaj Lutonit, ndërsa Fullhem-Kristal Palas u mbyll në barazim 1-1.

mançester junajtid bërnli premier liga

Lini një Përgjigje