TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Prill 2024, 20:57

Çmenduri futbollistike! Leverkuseni bën mrekullinë në minutën e 97 dhe vazhdon magjinë në Bundesligë

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri futbollistike! Leverkuseni bën mrekullinë në

Bajer Leverkusen vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë sezon.

Kampionët e rinj të Bundesligës kanë qenë shumë afër humbjes në ndeshjen e javës së 31 të kampionatit, por kanë arritur të bëjnë mrekullinë në minutën e 97.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, Shtutgarti zhbllokoi sfidën në “Bay Arena” dhesiguroi një avantazh 2-0 në harkun e 10 minutave me Fuhrich në minutën e 47 dhe Undav në minutën e 57.

Reagimi i skuadrës së Çabi Alonsos erdhi me Adli, i cili ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 62.

Kur dukej se vendasit po pësonin humbjen e parë në këtë sezon, Andrich barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 97.

bajer leverkusen shtutgart bundesliga

Lini një Përgjigje