TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2024, 17:37

Derbi i Londrës i takon Arsenalit, gafë e pabesushme e portierit Raja (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i Londrës i takon Arsenalit, gafë e pabesushme e portierit Raja

Arsenali ka mundur 3-2 Totenhemin në javën e 35 të Premier Ligës dhe ka shkuar përkohësisht katër pikë larg Sitit të vendit të dytë, me ekipin e Guardiolës që ka dy ndeshje më pak. 

Derbi londinez i luajtur në “Tottenham Hotspur Stadium”, u zhbllokua pas vetëm 15 minutash lojë me një autogol të Hojbjerg që kaloi në avantazh “Topçinjtë”. 

"Spërsat” reaguan shtatë minuta më vonë me një gol të Van de Ven, por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë lojë. 

Dominimi i Arsenalit vazhdoi në minutën e 27 me golin e dytë të shënuar nga Saka pas një kundërsulmi vrasës të ekipit të Artetës. 

Në minutën e 38 erdhi edhe goli i tretë për miqtë i shënuar nga Kai Haverc. 

Kur mendohej se Arsenali kishte siguruar tri pikët, një gafë e portierit Raja i dha mundësinë Romeros të ngushtonte diferencat në 3-1 në minutën e 64. 


Në minutën e 87, Rajs shkaktoi një penallti dhe Son rihapi ndeshjen nga pika e bardhë. 

Arsenali arriti të mbronte avantazhin deri në fund dhe të merrte 3 pikë shumë të rëndësishme. 

Arteta dhe lojtarët e tij tani presin një dhuratë nga Notingem Forest, që pret Sitin në shtëpi në orën 17:30. 

arsenal totenhem premier liga

Lini një Përgjigje