TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2024, 17:11

Fitore me hakmarrje në debutimin e Brdariç te Vllaznia, Kukësi i jep lamtumirën Superiores pas 12-vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me hakmarrje në debutimin e Brdariç te Vllaznia, Kukësi

Vllaznia i ka dhënë fund serisë negative të rezultateve në kampionat, teksa mundi 0-1 Egnatian në Rrogozhinë. Rikthim pozitiv i Brdariç në stolin e shkodranëve, në një sfidë që rezultoi ashtu siç pritej, mjaft delikate. 

Një ndërhyrje e ashpër e Xhemajlit në minutën e 11 ndaj Krymit u vlerësua si karton i verdhë nga arbitri Cjapi, por pas rishikimit me VAR, mbrojtësi u ndëshkua me të kuq. Në superioritet numerik, shkodranët morën në dorë situatën, duke kaluar në epërsi në minutën e 38. Një krosim i Smajlit, i ndihmuar edhe nga një devijim, i surprizoi të gjithë, me topin që shkoi pas shpinës së portierit Alen Sherri. Pas një ore lojë, rrogozhinasit reklamojnë një prekje me dorë të Hakajt, nuk mendoi kështu kryesori, i cili lejoi që loja të vijonte normalisht. 

Bekim Balaj realizoi golin e qetësisë për të besuarit e Brdariç në minutën e 72, por u anulua për pozicion të parregullt. Vllaznia ruajti me fanatizëm rezultatin, duke shkuar kështu në kuotën e 55 pikëve në vendin e dytë, 5 pikë më pak se Egnatia kryesuese. 

Kukësi i ka dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore pas 12 vitesh, teksa tashmë është edhe matematikisht i rënë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Vetëm matematika mbante verilindorët në Superiore, pasi rënia dukej e sigurt prej disa javësh. Dhe me rotacionin e gjerë që kishte bërë Devolli, Teuta e kishte shumë të thjeshtë të dominotne e kërkonte me ngulm golin për të fituar sfidën. Daci në pjesën e parë dhe në fund Boçi me penallti, siguruan shifrat 2-0 për durrsakët dhe dekretuan rënien e Kukësit.

Ndërkohë, vetë skuadra e Martinit luan në javët e mbetura për të shmangur vendin e 8, atë që të çon në play-out për mbijetesën në elitë.

teuta vllaznia egnatia kukësi

Lini një Përgjigje