TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2024, 21:10

Partizani mban të kuq kryeqytetin, “Demat” mposhtin Tiranën mes spektaklit dhe lënë bardheblutë jashtë ‘Final Four’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Partizani mban të kuq kryeqytetin, “Demat” mposhtin

Kryeqyteti mbetet i kuq. Partizani ka mposhtur Tiranën me rezultatin 2-1 në “Air Albania”.  

Bardheblutë u ndëshkuan në momentin më të mirë të tyre, teksa po inicionte sulme drejt portës së Partizanit. Të kuqtë realizuan në minutën e 15 me anë të Maget Gueje. 

Pas një topi që nuk u largua mirë nga zona, senegalezi lëshoi një predhë nga distanca duke çuar në festë tifozërinë e kuqe.  


Tirana pati shansin të barazonte shifrat në minutën e 27. Abazaj ndali topin me gjoks dhe lëshoi një gjuajtje të fortë, traversa ktheu topin në shpinën e Qirkos, i cili për pak sa nuk shkaktoi autogol. 


Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, kryeqytetasit barazuan shifrat. Në minutën e 40 ishte Kristaj Abazaj që pas disa përpjekjeve më në fund gjeti rrugën e rrjetës.  


Jonuzi gjuajti nga jashtë zonës, Qirko ndali gjuajtjen e mesfushorit por jo të Abazajt, i cili erdhi me shpejtësi dhe shtyu topin në rrjetë. 

Në minutën e 87, Tirana mbeti me 10 lojtarë. Jonuzi u ndëshkua me kartonin e kuq.


Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, “Demat” gjetën golin që i dha 3 pikët në minutën e 90’+3. Aksion perfekt i të kuqve me Maget, i cili mori topin në kufijtë e zonës dhe shënoi përsëri në portën e Kozit.  


Me këtë fitore, Partizani renditet në vendin e 3 me 54 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e 6 me 46 pikë.  
 

tirana partizani derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje