TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2024, 16:29

Daku gol “alla Messi” në kampionatin rus, sulmuesi shqiptar mesazh Sylvinhos me paraqitjen e tij! (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

Daku gol “alla Messi” në kampionatin rus, sulmuesi shqiptar

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin rus. Daku i ka dërguar një mesazh trajnerit Sylvinho duke shënuar sërish në të dytën javë radhazi.

Futbollisti shqiptar arriti të shënojë një gol të bukur në minutën e 43-të pasi kaloi disa kundërshtarë dhe me një goditje preçize me të djathtën e dërgoi topin në rrjetë.

Ky është goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani i cili ka shërbyer edhe 4 raste për shokët e skuadrës. Te Rubin Kazan, Daku është një titullar i padiskutueshëm dhe po shpërblen besimin e trajnerit.

Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë ndër emrat që pritet të grumbullohet nga Sylvinho për kampionatin “Euro 2024” në Gjermani.

Lini një Përgjigje