TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2024, 15:47

Besnik Hasi largohet nga skuadra belge por jo nga Belgjika, trajneri shqiptare pranë akordit me ekipin e Gent

Shkruar nga Pamfleti

Besnik Hasi largohet nga skuadra belge por jo nga Belgjika, trajneri shqiptare

Klubi belg i Meshelen, përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar largimin e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi në fund të sezonit. Sipas këtij njoftimi, bashkëpunimi mes dy palëve u ndërpre me marrëveshje të dyanshme.

Klubi falënderon Besnikun për serinë e shkëlqyer që ka arritur dhe kështu ka udhëhequr klubin drejt një ëndrre. Klubit i duhet kohë për të kërkuar një trajner për sezonin e ri”, thuhej ndër të tjera në njoftim. Lidhur me largimin e tij nga klubi, shkurtimisht foli edhe edhe vet Hasi.

Lojtarët duhet të dëshmojnë veten me një trajner të ri. Më vjen keq për largimin tim. Më pëlqeu të punoja këtu. Unë e bëra punën time këtu. Kur mbërrita skuadra ishte në gjendje të keqe, por pas kësaj arritëm rezultate të një ekipi kampion.

Ne madje luftuam për vendin e parë deri në ndeshjen e fundit. A do të kisha qëndruar nëse do të arrinim në play-offin e Ligës së Kampionëve? Nuk e di. Shpresoj që klubi të tregoj paraqitjet e duhura për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hasi në konferencën për shtyp.

Kujtojmë që Hasi bëri një punë të shkëlqyer me Meshelenin, teksa së fundmi ka zgjuar interesin e shumë klubeve. Trajneri shqiptar raportohet se është pranë akordit me klubin e Gent, që ka ambicie madhore dhe do të kërkojë titullin kampion sezonin e ardhshëm. 

besnik hasi trajneri shqiptar meshelen gent

Lini një Përgjigje