TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2024, 16:57

Mirlind Daku shpallet lojtari i ndeshjes në Rusi, sulmuesi shqiptar “shembi” në tokë kundërshtarët dhe realizoi gol spektakolar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku shpallet lojtari i ndeshjes në Rusi, sulmuesi shqiptar

Mirlind Daku është padiksutim një nga sulmuesit më në formë të kombëtares shqiptare. 26-vjeçari po vazhdon të shënojë gola spektakolarë me Rubin Kazan në Rusi, duke bërë paraqitje fantastike në kampionatin rus.

Në sfidën e djeshme që Rubin Kazan barazoi në shtëpi 1-1 me Ural, Daku arriti të gjente rrugën e rrjetës duke shënuar një supergol. Në minutën e 43 do t’u jepte avantazhin të tijve, ndërsa “shembi” në tokë disa kundërshtarë për të çuar më pas topin në fundin e rrjetës.

Ndërkohë vazhdimisht ishte një rrezik konstant për kundërshtarët, teksa paraqitja e tij është vlerësuar maksimalisht në Rusi. Sulmuesi nga Gjilani është edhe zgjedhur lojtari i ndeshjes, duke rrëmbyer kështu çmimin personal. Kjo nuk është hera  e parë që Daku shpallet lojtari i ndeshjes, pasi këtë çmim e ka marrë edhe herë të tjera.

mirlind daku sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje