TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2024, 20:15

“Beteja” e parë gjysmëfinale e Champions League, publikohen formacionet e supersfidës Bajern-Real

Shkruar nga Pamfleti

“Beteja” e parë gjysmëfinale e Champions League,

Mbrëmja e sotme rezervon një nga takimet më elitare në rang klubesh, aty ku Bajerni i Mynihut dhe Realii Madridit do “përplasin brirët” në mitikun e “Allianz Arena”.

Një ndeshje jo rrallë herë e shikuar në kompeticionin më të madh europian për klube. 2 skuadrat vijnë nga sezone komplet të ndryshme. Reali i Madridit eliminoi Mançester Sitin në raundin çerekfinal për të ardhur deri këtu, dhe për momentin mund të themi që e kanë siguruar edhe titullin kampion në La Liga për këtë vit. Bajerni i Mynihut po kalon një makth të vertetë. Kishte vite që klubi gjerman nuk ka qenë në një formë kaq të dobët, ku janë eliminuar nga Kupa dhe kampionatin ja kanë “rrëmbyer” për të parën herë pas 11 vitesh, “aspirinat” e Bajer Leverkusen.

Ka ardhur momenti deçiziv i fateve të sezonit. Këtë e dijnë më mirë edhe vetë trajnerët e secilës skuadër që sonte do të luajnë me 11 lojtarët e tyre më të mirë. Karlo Ançeloti si gjithmonë e publikon formacionin e skuadrës së tijë më përpara se kundërshtari, dhe kështu ka ndodhur edhe sot, ku italiani ka bërë të ditur rreshtimin e madrilenëve 2 orë para nisjes së takimit.

Formacionet zyrtare:

Bajern Mynih (4-2-3-1) – Neuer; Kimmich, Dier, Kim, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Leroy Sané, Musiala, Guerreiro; Harry Kane.

Real Madrid (4-3-1-2) – Lunin; Vazquez, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Kroos, Tchouameni; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr.

bajern mynih real madrid champions league

Lini një Përgjigje