TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2024, 20:42

Silvinjo zbret në “Air Albania”, ja me kë bën pasime në stadium trajneri i kombëtares shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo zbret në “Air Albania”, ja me kë bën pasime

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë sot i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga FSHF për lançimin e Strategjisë së Qëndrueshmërisë. Por pasi ka ndjekur fjalimet, që u zhvilluan në podiumin e ngritur në fushën e “Air Albania”, trajneri nuk i ka rezistuar tundimit që t’i jepte disa shkelmime topit.

Ai ka shkëmbyer disa pasime me disa përfaqësues të futbollit të të amputuarve në Shqipëri, por jo vetëm. Aty ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili gjithashtu mori pjesë në këtë shkëmbim pasimesh me trajnerin e kuqezinjve.

 

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje