
Para fillimit të ndeshjes së djeshme kundër Realit të Madridit tifozët e Bajernit të Mynihut shpalosën një koreografi të mrekullueshme për të nderuar Franc Bekenbauer.
Në ndeshjen e djeshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në 'Allianz Arena', tifozët e Bajernit i bënë nderimet e tyre një legjende të klubit. Ata shpalosën një koreografi të mrekullueshme për nder dhe kujtim të të madhit Franc Bekenbauer, një prej futbollistëve më të mirë gjermanë të të gjitha kohërave, i cili vdiq pas një sëmundjeje në janar të këtij viti.
Pranë imazhit të tij, fansat shkruanin “Kaiser” në njërën anë dhe “Franc” në anën tjetër. Ndeshjen mes Bajernit dhe Realit, e cila përfundoi me rezultat 2-2 është ndjekur edhe nga familjarët e Bekenbauer në stadium.
An amazing atmosphere ✅
— Football on TNT Sports (@footballontnt) April 30, 2024
A tribute to the legend Franz Beckenbauer ????
The Allianz Arena looks superb tonight ????#UCL pic.twitter.com/6LFnLbI5Pg
Lini një Përgjigje