TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2024, 19:35

Ka gjetur golin në dy ndeshje radhazi, trajneri i Rubin Kazan flet për formën e shkëlqyer të Dakut: Ka rënë në dashuri ose ndikon Europiani

Shkruar nga Pamfleti

Ka gjetur golin në dy ndeshje radhazi, trajneri i Rubin Kazan flet për

Lënia jashtë listës së grumbullimit në miqësoret e muajit mars nga Silvinjo, e ka motivuar më shumë Mirlind Dakun, i cili po shënon rregullisht me ekipin e tij në kampionatin rus.

Sulmuesi ka koleksionuar 7 gola dhe 4 asiste deri tani dhe forma e tij ka ardhur në rritje. Ndërkohë, nga mediat ruse është pyetur së fundmi edhe trajneri i ekipit ku Daku luan, Rubin Kazanit, në lidhje me sekretin e formës që po kalon sulmuesi që ka shënuar dy ndeshje radhazi:

Ndoshta ka rënë në dashuri”, thotë me batutë trajneri rus. Më pas ai shton: “Përgatitja për Europianin, padyshim që ka ndikim”, thotë Rashid Rahimov.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rashid rahimov trajneri i rubin kazan

Lini një Përgjigje