TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2024, 20:19

Betejë e ashpër për finalen e Champions League, Sanço dhe Adejemi përballë Mbape dhe "fëmijëve të tmerrshëm"

Shkruar nga Pamfleti

Betejë e ashpër për finalen e Champions League, Sanço dhe

Stadiumi legjendar “Signal Iduna Park”, pret sot ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Borusia Dortmund dhe PSG-së. Për gjermanët është një mënyrë e mirë për të treguar se nuk janë rastësisht këtu, teksa sfidojnë një nga ekipet e kuotuara për të luftuar deri në fund për trofeun.

Edin Terziç i ka bërë vend në fushën e lojës nga minua e parë emrave si Sanço e Adejemi në repartin e avancuar, teksa ka lënë në stol Rojs, apo edhe Haller e Mukoko.

Nga ana tjetër, Luis Enrike ka zgjedhur të rinjtë për t’i vendosur përkrah Mbape në kërkim të rezultatit pozitiv, pasi janë Barkola e Zair-Emeri në fushë nga minuta e parë dhe jo emra si Asensio, Soler, Kolo-Muani apo Gonçalo Ramos.

Fomacionet zyrtare të ndeshjes Borusia Dortmund-PSG:

Borusia Dortmund: Kobel, Humels, Shloterbek, Rajerson. Matsen, Sabitzer, Xhan, Brandt, Sanço, Adejemi, Fyllkryg.

Trajner: Edin Terziç

PSG: Donaruma, Hakimi, Markiinjos, L. Hernandez, N, Mendes, Fabian Ruiz, Vitinja, Zair-Emeri, Dembele, Barkola, Mbape.

Trajner: Luis Enrike

Betejë e ashpër për finalen e Champions League, Sanço dhe

borusia dortmund psg champions league formacionet zyrtare

Lini një Përgjigje