TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2025, 21:17

Silvinjo dhe Tuhel takohen sërish pas 5 vitesh, si goli i Nejmarit i “hëngri kokën” trajnerit të kombëtares shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo dhe Tuhel takohen sërish pas 5 vitesh, si goli i Nejmarit i

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë këtë të premte do të jetë një ritakim mes Tomas Tuhel dhe Silvinjos. Të dy trajnerët, kanë qenë përballë njëri-tjetrit edhe më parë në karrierën e tyre në pankinë.

Në fakt është vetëm një përballje e tillë, me gjermanin në drejtimin e PSG-së dhe brazilianin në atë të Olimpikut të Lionit. Në shtatorin e vitit 2019 të dy skuadrat përballeshin në Lion, në një ndeshje që u mbyll me suksesin e skuadrës mike.

PSG-ja triumfoi vetëm falë një goli të shënuar nga Nejmar në minutat e fundit, me një lëvizje mjeshtërore të brazilianit i cili ia doli të mposhtte “murin” e vendosur para portës nga Lioni, që nuk dhuroi një paraqitje ofensive për t’u kujtuar.

Pak javë më vonë Silvinjo u shkarkua nga drejtimi i Olimpik Lionit, ndërsa Tomas Tuhel në atë edicion drejtoi PSG-në drejt titullit kampion dhe deri në finalen e Ligës së Kampioneve.



 

 

silvinjo tomas tuhel eliminatoret e kupës së botës

Lini një Përgjigje