TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2025, 19:50

Merr fund “telenovela”, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund “telenovela”, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë e kuqezinjve, pasi është finalizuar transferimi i Federatës edhe nëpërmjet FIFA-s.

Pasi lojtari zgjodhi që të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke u larguar nga Kosova ku kishte mbajtur shiritin e kapitenit në përfaqësuesen U-21 të saj, FSHF nisi procedurat në FIFA për ndryshimin e Federatës. FSHF ishte në garë me kohën, që ta kishte të gatshëm lojtarin për ndeshjet e muajit mars, meqë ishte ftuar edhe nga trajneri Silvinjo si pjesë e grumbullimit.

Për fat të mirë, procedurat janë kryer me shpejtësi dhe me sa duket, pa asnjë pengesë nga pala kosovare. Kjo, pasi në një kohë shumë të shpejtë, ndryshimi i Federatës është zyrtarizuar edhe nga FIFA, e cila e cilëson Brrutin tashmë një lojtar të Shqipërisë dhe i jep të drejtën që të veshë fanelën kuqezi.

Merr fund “telenovela”, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist

etnik brruti kombëtarja shqiptare fifa

Lini një Përgjigje