TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2025, 17:56

Silvinjo me “artilerinë e rëndë” në ditën e dytë, vetëm një mungesë në stërvitjen e kombëtares shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo me “artilerinë e rëndë” në ditën e

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore, në prag të takimit me Anglinë.

Ndryshe nga dita e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo kishte thuajse të gjithë grupin në dispozicion në stërvitjen e dytë. “Panorama Sport” raporton se mungonte vetëm Marash Kumbulla.

Kumbulla qendroi sërish në palestër, i veçuar nga pjesa tjetër. Sfida me Anglinë ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në “Wembley”, gjithçka do të nisë të premten më 21 mars në orën 20:45.


Trajneri Silvinjo, ndryshe nga grumbullimet e mëparshme ka bërë disa ndryshime edhe sa i takon rregullave për lojtarët. Sipas shtypit të shkruar, braziliani ka vendosur disa kufizime.

Kjo sa i takon vizitave nga familjarët apo të afërmit, daljet në kafe në kohën e lirë apo edhe orarit të pushimit në dhomat e hotelit ku ekipi qendron në gumbullim.

Nëse edhe në edicionin e shkuar të Ligës së Kombeve shihnim shumë foto të tifozëve me lojtarët, këta të fundit tashmë nuk do mund të lëvizin "të lirshëm". Koha e lirë do jetë më specifike, pushimet më të kontrolluara dhe vizitat nga të afërmit thuajse të kufizuara.

E gjithë vëmendja që trajneri do t'i japë ekipit është te rivali i radhës, Anglia, një nga skuadrat më të mira në botë dhe më të fortat në Evropë. Epo, shumë lojtarë do duhet të mësohen me jetën e "kazermës" luksoze.

kombëtarja shqiptare marash kumbulla eliminatoret e kupës së botës

Lini një Përgjigje