TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2025, 19:29

Pritet të debutojë ndaj Shqipërisë, rasti unik i mbrojtësi anglez: Kam pritur gjatë, nuk kam ardhur këtu si tifoz

Shkruar nga Pamfleti

Pritet të debutojë ndaj Shqipërisë, rasti unik i

Dan Bërn, mbrojtësi i skuadrës së Njukasëllit po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij. Asgjë nuk është e pamundur për 32-vjeçarin, që edhe pse në këtë moshë, u ftua për herë të parë nga Anglia. Bërn, i cili mund të debutojë ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit, dha një intervistë mjaft interesante për faqen zyrtare të kombëtares.

Kam pasur javë më të këqija. Kur të enjten u bë ora gjashtë në mbrëmje dhe nuk dëgjova asgjë, i thashë gruas sime se mendoj që asgjë nuk do të ndodhë. Më pas mora një mesazh se ‘a jam ende zgjuar?’. Tuheli më tha se i ka telefonuar të gjithë që nuk ia dolën të jenë në ekip, kështu që sërish mendova se nuk ia dola. Por më pas ai tha se ka dashur ta përfundojë ditën në disponim të mirë dhe se me dëshiron në skuadër.

Nuk kam ardhur si tifoz, dua të luaj. Dua të lë përshtypje sa më shumë që është e mundur dhe të sigurojë ftesë për ndeshjen e radhës. Qartë që çdo fëmijë ëndërron të luajë në Kupën e Botës. Kështu që ta dijë se mund ta kem atë rast është e veçantë. Kur kalojnë kaq shumë grumbullime të ekipit përfaqësues, ju disi e pranoni se kohë ka kaluar. Por për fat trajneri i ri më ka dhënë një shans”, thotë Dan Bërn.

 

dan bërn mbrojtësi anglez eliminatoret e kupës së botës

Lini një Përgjigje