TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2025, 17:13

Anglia një “përbindësh” në shtëpi, nuk humbasin prej 18 vitesh në kualifikuese Botërori

Shkruar nga Pamfleti

Anglia një “përbindësh” në shtëpi, nuk

Të mundësh Anglinë në shtëpi kur bëhet fjalë për kualifikueset e një turneu, qoftë Europian, ashtu edhe Botëror, është një mision tejet i vështirë. Në fakt, për të gjetur humbjen e fundit duhet të kthehemi mbrapa në kohë plot 18 vite më përpara, në fakt në vitin 2007 dhe ishte kualifikuese Europiani.

Hera e fundit e përballjes Angli-Shqipëri në “Wembley” përfundoi 5-0 që ishte pa “refren” dhe histori, duke qenë se “Tre Luanët” arritën të shënonin të gjitha golat ne 45 minutat e para dhe shumë nga ata protagonistë pritet të luajnë ende titullarë edhe në këtë sfidë, të premten. Ishte ndeshje e kualifikueseve të Botërorit dhe ajo, ashtu si do të jetë kësaj here.

Pikërisht në kualifikueset e një kampionati Botërori, Anglia ka koleksionuar deri më tani 28 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi dhe disfata e fundit daton në vitin 2000, ndaj Gjermanisë. 25 fitore dhe vetëm 3 barazime (ndaj Hungarisë, Ukrainës dhe Greqisë). Pra, 25 vite pa humbje!

Sa i përket kualifikuesve të Europianit, Anglia ka 17 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi, nga të cilat 15 fitore dhe vetëm 2 barazime. Janë në total 58 gola të shënuar dhe vetëm 7 të pësuar nga të cilat 3 kanë ardhur ndaj Kosovës në “Wembley”. Humbja e fundit daton në vitin 2007 ndaj Kroacisë, me rezultatin 2-3.

anglia kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje