TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2025, 16:30

Besnik Hasi mbetet në elitën e futbollit belg, trajnerit shqiptar i besohet momenti më delikat tek ekipi i ri

Shkruar nga Pamfleti

Besnik Hasi mbetet në elitën e futbollit belg, trajnerit shqiptar i

Serkle Bruzh është pranë zyrtarizimit të Besnik Hasit. Trajneri shqiptar do të mbetej në elitën e futbollit belg, pasi mbylli këtë vit bashkëpunimin me KV Meshelen.

Serkle Bruzh vendosi dje për shkarkimin e austriakut Feldhofer, pas rezultateve të dobëta. 45-vjeçari qendroi me skuadrën nga dhjetori i vitit të kaluar duke drejtuar skuadrën për 17 ndeshje.

Në rast se vjen zyrtarizimi siç raportohet në Belgjikë, Hasi do ta marrë klubin në pozitë mjaft të vështirë. Objektivi është shpëtimi i këtij sezoni, që konsiderohet tashmë i dështuar në kampionat.

Serkle Bruzh do të luftojë në pjesën e mbetur të edicionit, për të mos rënë nga kategoria. Gjatë historisë numëron tre tituj kampion dhe dy Kupa të Belgjikës.

besnik hasi trajneri shqiptar serkle bryzh klubi belg

Lini një Përgjigje