TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2025, 17:34

Ish-lojtari i Interit dhe Lacios i thotë “mjaft” futbollit të luajtur, fjalë që prekin nga 38-vjeçari (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-lojtari i Interit dhe Lacios i thotë “mjaft” futbollit

Antonio Kandreva ka varur sot këpucët në gozhdë, teksa mban 38 vite mbi supe. Ish-mesfushori i njohur i Italisë, pati një karrierë të pasur që u fokusua e gjitha në vendin e tij.

Më së shumti ndeshje luajti për Lacion dhe Interin. Pikërisht nga “San Siro” vendosi të përcjellë disa fjalë prekëse për rrugëtimin e tij në futbollin e luajtur.

I dashur futboll, sot është një nga ditët më të rëndësishme në jetën time. Ka ardhur koha të them mirupafshim. Këtu, në ‘San Siro’, tempullin e futbollit, ku luajta ndeshjen e fundit.

Udhëtimi im filloi 30 vite më parë, që u mbushën me gëzim dhe dhimbje, sakrificë dhe fitore, edhe sigurisht shumë emocione. E kam jetuar ëndrrën time, pasionin. Nuk e shoh këtë si lamtumirë, por thjesht si një pikë tjetër fillimi. Faleminderit futboll, shihemi së shpejti”, thotë Kandreva.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antonio Candreva (@antoniocandreva)

 

antonio kandreva ish-futbollisti i interit dhe lacios

Lini një Përgjigje