TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2025, 20:55

40 golat e shënuar nga ofensiva kuqezi “kërcënojnë” Anglinë, Myrto Uzuni ‘krenaria’ e sulmit

Shkruar nga Pamfleti

40 golat e shënuar nga ofensiva kuqezi

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 21 mars në transfertë përballë Anglisë, ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.

Edhe pse është një ndeshje tepër delikate, optimizmi nuk mungon te Shqipëria. Ndërkohë që i gjithë besimi është te reparti i sulmit, pasi do ta kenë ata rolin kryesor në shënimin e golave.

Dhe pikërisht kjo gjë ngjall shpresa, duke parë edhe statistikat e sulmuesve kuqezi gjatë këtij sezoni.

Myrto Uzuni është “krenaria” e sulmit, pasi deri më tani ka shënuar 14 gola. Pas tij vjen me 12 gola Jasir Asani, ndërsa Rei Manaj ka shënuar 8 të tillë. Ernest Muçi vjen pas lushnjarit, me sulmuesin e Beshiktashin që ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës.

Ndërkohë që Armando Broja, edhe për shkak dëmtimi gjatë këtij sezoni nuk ka shënuar asnjë gol. Megjithatë, tek “ylli” shqiptar i Evertonit ka ende shumë pritshmëri, sidomos në përballjen ndaj “3 Luanëve”.

 

 

 

myrto uzuni armnado broja kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje