
Roko Vata i është bashkuar përfaqësueses së Irlandës për ndeshjet e Ligës së Kombeve që do të luajë në ditët e ardhshme. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, ka vendosur që të luajë me irlandezët, të cilët i ka përfaqësuar prej vitesh me ekipet e moshave, përballë heshtjes së FSHF-së e cila u kujtua vetëm këtë muaj, pasi i dërgoi një ftesë për dy miqësore me U-21.
Fakti që luan prej vitesh me Irlandën, nga ka origjinën e ëma e tij, ka bërë që Roko të ambientohet shpejt me përfaqësuesen në fjalë ku shihet që tani si një element që do t’i bëjë shumë punë asaj në vitet në vijim, sidomos nëse vazhdon të paraqitet me të njëjtin ritëm siç po bën tek Uotfordi në Angli.
Në ditët e para të grumbullimit të Irlandës, ai është pyetur, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë, se cila ishte gjëja më e mirë që kishte Irlanda sipas tij, në një video që është publikuar më pas në rrjetet sociale nga vetë Federata e Irlandës.
“Houth!”, përgjigjet djaloshi pasi mendohet pak. “Pasi prej aty është familja ime”, tha ai, duke kujtuar fshatin e vogël në periferi të Dublinit nga vjen familja e të ëmës. Një nga arsyet pse ai zgjidhi të luante për Irlandën.
There was only one question we could ask on Lá Fhéile Pádraig ????????????
— Ireland Football ⚽️???????? (@IrelandFootball) March 17, 2025
What is the best thing about Ireland? ???? pic.twitter.com/owHAH0FN9b
Lini një Përgjigje