TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2025, 22:16

Sherr me grushte dhe shqelma në tribuna, ndërpritet për disa minuta ndeshja e Ligës së Europës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me grushte dhe shqelma në tribuna, ndërpritet për disa

Ndeshja mes Anderlehtit dhe Fenerbahçes në Ligën e Europës është ndërprerë pas një sherri që shpërtheu në tribunat e stadiumit “Lotto Park” në Belgjikë ku po luhej ndeshja.

Fenerbahçe kishte kaluar shpejt në avantazh në këtë sfidë dhe shifrat ishin 0-1 kur në minutën e 7, nisi një sherr në tribuna mes dy tifozërive. Situata ka përshkallëzuar pasi janë përfshirë edhe stjuardët e tifozë të tjerë, duke bërë që të niste një kaos masiv.

Kjo ka bërë që gjyqtari të urdhëronte pezullimin e përkohshëm të ndeshjes dhe të kthente skuadrat në dhomat e zhveshjeve. Aty ekipet qendruan për 15 minuta, derisa situata në tribuna u vu nën kontroll  nga forcat e rendit.

 

 

 

 

fenerbahçe anderleht liga e europës

Lini një Përgjigje