TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2025, 19:26

Guardiola pritet të largohet nga Mançester Siti, një tjetër spanjoll në krye të stolit të “Qytetarëve”

Shkruar nga Pamfleti

Guardiola pritet të largohet nga Mançester Siti, një

Pep Guardiola po përjeton sezonin më të keq që nga momenti që është emëruar trajner i Mançester Sitit. Eliminimi nga Champions League, në Premier Ligë janë larg garës për titull, janë dy arsye të mjaftueshme për ta shtyrë Guardiolën të largohet në fund të këtij sezoni nga “Qytetarët”.

Madje, mediat angleze kanë përmendur dhe kandidatin kryesor që pritet të zëvendësojë Guardiolën, në rast se trajneri katalanas do të largohet në fund të këtij sezoni. Bëhet fjalë për Andoni Iraola, trajnerin spanjoll të Bërnmuthit, ekip që po bën një super sezon në Premier Ligë.

Nën drejtimin e tij, Bërnmuthi ka treguar futboll dinamik dhe të guximshëm, duke u përballur me kundërshtarët më të mëdhenj dhe duke arritur rezultate që kanë befasuar në Angli. Aftësia e tij për të përmirësuar lojtarët dhe për të marrë maksimumin nga skuadra e tij e kanë bërë atë një nga trajnerët më premtues të momentit.

Stili i tij sulmues dhe i guximshëm ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë dhe Mançester Siti është një nga skuadrat që tashmë ka në rendin e ditës emrin e tij. Me pasigurinë rreth të ardhmes së Pep Guardiolës, vazhdimësia e të cilit në “Etihad Stadium” nuk është më e sigurt, trajneri bask shfaqet si një opsion shumë i mundshëm për kampionët aktualë të Anglisë.

pep guardiola trajneri spanjoll mançester siti andoni iraola

Lini një Përgjigje