TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2025, 16:44

Nga derbi i Madridit, supersfida gjermane dhe finalja e parakohshme; përballjet titane që pritet të prodhojnë goglat e Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Nga derbi i Madridit, supersfida gjermane dhe finalja e parakohshme;

Me të gjitha skuadrat e kualifikuara edhe nga faza “play-off”, tashmë në Champions League po përgatiten për shortin e 1/16-ave. Gjithçka do të vendoset të premten e 21 shkurtit, duke nisur nga ora 12:00.

Kujtojmë se 8 skuadrat e kualifikuara si më të mirat direkt nga faza e grupit janë Liverpuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko e Madridit, Bajer Leverkusen, Lilë dhe Aston Vila.

Në krahun tjetër, 8-shja e kualifikuar nga “play-off” përbëhet nga, Bajerni i Mynihut, Reali i Madridit, Klub Bryzh, Fejnord, Benfika, PSV, Borusia e Dortmundit, dhe PSG.

Më poshtë do të njiheni me ndeshjet e mundshme që shorti i nesërm mund të sjellë:

PSG / Benfika – Liverpul / Barcelona

Borusia Dortmund / Klub Bryzh – Lilë / Aston Vila

Bajern Mynih / Real Madrid – Atletiko Madrid / Bajer Leverkusen

Fejnord / PSV – Arsenal / Inter

champions league shorti

Lini një Përgjigje