
Reali i Madridit dhe PSG-ja kanë prerë biletën për në raundin e 1/16 të Champions League. Madrilenët kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Mançester Sitin.
Kilian Mbape hapi serinë e golave që në minutën e 4 të takimit. Asencio nisi një super top pas shpinës së mbrojtjes së ekipit anglez dhe francezi ishte ai që perfitoi nga një gabim i Ruben Dias dhe me parabol realizoi duke mposhtur Ederson. Nisje zjarr e djemve te Ançelotit, teksa u dëmtua gjithashtu edhe Stons dhe në vend të tij hyri Ake.
Mbape realizoi het-trik ndaj Sitit dhe mbylli llogaritë me ekipin e Pep Guardiolës, pasi tashmë i ka shënuar mes ndeshjes në Angli dhe në Spanjë katër gola.
Sulmuesi francez ishte protagonist absolut duke marrë përsipër dhe udhëhequr skuadrën spanjolle.
PSG ka kaluar me shumë lehtësi në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, teksa ka mundur edhe në ndeshjen e kthimit bashkëkombësit e Brest.
Nëse në ndeshjen e parë kishte fituar “vetëm” me shifrat 3-0, skuadra e Luis Enrikes nuk është kursyer në sfidën e kthimit në fushën e vet, duke shënuar 7 gola me 7 lojtarë të ndryshëm, për të siguruar pa asnjë lloj shqetësimi kalimin në turin tjetër me golavarazhin e përgjithshëm 10-0.
Lini një Përgjigje