
Borusia e Dortmundit është ekipi i 5-të që kalon fazën “play-off” të Champions League. Kështu, verdhezinjtë i bashkohen Fejnordit, Bajernit të Mynihut, Benfikës dhe Klub Bryzhit.
Verdhezinjtë barazuan mbrëmjen e sotme pa gola përballë Sportingut të Lisbonës. Por ky rezultat mjaftoi për të kualifikuar më tej “djemtë” e Niko Kovaç, të cilët kishin triumfar 0-3 në sfidën e parë.
Sa i takon ndeshjes së sotme, Girasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 59. Dortmundi synon që të shkojë sa më larg në këtë kompeticion, teksa sezonin e kaluar, ia doli që të arrijë deri në finale.
Tashmë Borusia e Dortmundit kalon më tej dhe me kundërshtarin do të njihet të premten, kur do të hidhet shorti. Ndërkohë që në orën 21:00 do të startojnë Real – Siti, PSV – Juventus dhe PSG – Brest.
Lini një Përgjigje