TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2025, 18:44

“Janë gënjeshtra, kam marrë qindra kërcënime”, gjyqtari reagon pas kartonit të kuq ndaj Belingam: Po përndjekin babain tim 80-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

“Janë gënjeshtra, kam marrë qindra

Gjyqtari Hoze Luis Munuera ka reaguar zyrtarisht pas vendimit për Xhud Belingam. Mesfushori anglez është pezulluar me dy ndeshje prej kartonit të kuq që mori në sfidën së shtunës që Reali i Madridit luajti me Osasunën.

Kam marrë qindra e mijëra mesazhe kërcënuese dhe ofenduese. Dhe para se këto të vazhdonin të ndodhnin unë vendosa të hiqja llogarinë time në “LinkedIN”, që kjo të mos ndodhë më. A e bëra këtë sepse kam frikë? Jo, është për mbrojtjen e familjes sime.

Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë. Ata po shajnë nipërit e mi, po shkojnë pas vëllezërve të mi, babai im 80-vjeçar shkoi sot në meshë dhe… më mirë të mos e them. Kjo po del nga kontrolli. Çfarë sporti tjetër po krijohet nga futbollin.

Kam telefonuar RFEF-in dhe i kam thënë se do të vihem në dispozicion të tyre dhe do të sqaroj gënjeshtrat në media, nëse kanë nevojë për mua. Ata që kanë shkruar informacione të rreme për mua mund të vazhdojnë, po ndërmarr hapa ligjorë”, është shprehur Montero.

Kujtojmë se arbitri nuk do të gjykojë ndeshje tjetër, të paktën momentalisht. Po pritet që kjo situatë të zgjidhet dhe më pas Montero të vazhdojë karrierën e tij si arbitër në mënyrë të rregullt.

hoze luis munuera xhud belingam

Lini një Përgjigje