TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2025, 16:47

Derbi i zjarrtë i Stambollit, gjyqtarë të huaj për supersfidën e Turqisë Gallatasaraji-Fenerbahçe

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i zjarrtë i Stambollit, gjyqtarë të huaj për

Një gjyqtar i huaj do të drejtojë të hënën që vjen derbin e Stambollit mes dy klubeve më të mëdha të kampionatit turk, kryesuesve të Gallatasarajit dhe ndjekësit të titullit, Fenerbahçe.

Këtë e ka vendosur Federata Turke e Futbollit në përgjigje të kritikave të klubeve se po favorizohen rivalët e tyre.

Për t’ju dhënë fund polemikave dhe për të mos i vënë në pozicion të vështirë kolegët tanë gjyqtarë, për ta drejtuar këtë ndeshje do të angazhohet një arbitër i huaj”, njoftoi presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu.

Trajneri i Fenerbahçes, Zhoze Murinjo, ka thënë se skuadra e tij, e cila ka mbetur gjashtë pikë prapa Gallatasarajit, do të duhej të ishte në krye të tabelës me një “avantazh prej 8-9 pikësh në kushte normale”.

Në të kaluarën, lojtarët e Adana Demirspor, u rikthyen në dhomat e zhveshjes gjysmë ore pasi kishte nisur takimit, pasi ishte sinjalizuar një penallti në favor të Gallatasarajit për një faull që ata e konsideruan si jo ekzistues.

TFF, i akuzuar nga disa liderë të elitës turke se po punon për interesat e Gallatasarajit, kishte vendosur në muajin prill të vitit 2024 që të angazhonte video-asistentë të gjyqtarëve nga vendet e tjera, pra të huaj, për ndeshjet ku ishin përfshirë skuadrat kryesore të kampionatit.

Pak ditë para kësaj, presidenti i Fenerbahçes i kishte urdhëruar lojtarët e tij për të dalë nga fusha në minutat e para të finales së Superkupës turke kundër Gallatasarajit, për t’i dënuar ato që i konsideronte si padrejtësi në dretim të klubit të tij.

 

fenerbahçe gallatasaraji supersfida e turqisë

Lini një Përgjigje