
E ardhmja e Kristjan Asllanit do të jetë larg Interit. Kjo është çfarë raportohet nga “La Gazzeta dello Sport”, që tregon për pesë lojtarët e zikaltërve që pritet të largohen në verë.
Krahas Asllanit janë dhe Korea, Arnautoviç, Fratezi dhe Açerbi. Me përjashtim të Koreas dhe Arnautoviç, që mbyllin kontratën në fund të sezonit, të tjerët nuk do të largohen pa përfituar të ardhura.
Për Asllanin ofertat nuk kanë munguar. Si në Itali dhe jashtë saj, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare janë ofruar shuma të ndryshme.
22-vjeçari duket se nuk e ka bindur Inzagin në këtë sezon, ku ka pasur mundësinë të marrë minuta për shkak të dëmtimeve të Çalhanoglu. Në të gjitha kompeticionet ka fituar minuta gjatë 22 ndeshjeve, duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë.
Po ashtu, tre lojtarë në përfundim të kontratave janë praktikisht të larguar nga zikaltrit.
Bëhet fjalë për mesfushorin Henrik Mkitarjan dhe mbrojtësit Françesko Açerbi e Mateo Darmian. Nuk pritet që Interi të rinovojë me ta për shkak të moshës.
Ndërkohë, të larguar janë de facto edhe Hoakin Korrea, Marko Arnautoviç dhe portieri Rafaele Di Xhenaro. Ata nuk kanë më vend në Milano.
Stefan De Vraj është gjithashtu në fije të perit, por rinovimi automatik i kontratës së tij me 12 muaj e mban në skuadër të paktën deri në verën e vitit 2026.
Lini një Përgjigje