TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2025, 18:22

Mesfushori shqiptar u zgjodh më i miri i ndeshjes në Champions League, 22-vjeçari: Ëndërr e bërë realitet

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar u zgjodh më i miri i ndeshjes në Champions League,

Ardon Jashari bëri mjaft mirë dje, ndërsa Klub Bryzh skualifikoi Atalantën nga Liga e Kampioneve.

Belgët i mposhtën në të dyja përballjet, teksa në Itali ishte mesfushori shqiptar që u cilësua si më i miri i ndeshjes. 22-vjeçari shqiptar u shpreh pasi mori trofeun:

Mund t’ja jepnim trofeun shumë prej shokëve të mi. Bëmë shumë mirë bashkë. Nuk ishte me të vërtetë e lehtë, erdhëm nën presion.

Është me të vërtetë një ëndërr e bërë realitet për mua, që e fitova, por kjo është për gjithë skuadrën. Nuk më intereson me kë përballemi më pas, nuk e kam menduar akoma. Nëse vazhdojmë të luajmë në këtë nivel, atëherë çdo gjë është e mundur”, u shpreh lojtari i Klub Bryzh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Club Brugge (@clubbrugge)

ardon jashari futbollisti shqiptar klub bryzh

Lini një Përgjigje