TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2025, 19:06

“Torino 2025”/ Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, kuqezinjtë pjesë e Lojërave Olimpike Speciale Botërore Dimërore

Shkruar nga Pamfleti

“Torino 2025”/ Për herë të parë në

Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, vendi ynë do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, në Torino, me garat që do të zhvillohen nga data 7 deri më 16 mars.

Përfaqësuesja kuqezi në këtë aktivitet do të formohet nga një delegacion i përbërë nga 6 persona me aftësi të kufizuara intelektuale, atletë të “Special Olympics Albania” dhe staf. Atletët do të garojnë në 3 disiplina sportive dimërore, duke synuar të përcjellin talentin, kurajën dhe masazhin e gjithëpërfshirjes përmes sportit.

3 djem dhe 3 vajza do të konkurrojnë në disiplinat sportive: Snow showing, Alpine skiing dhe Cross country skiing. Me rastin e kësaj pjesëmarrjeje historike, në mbështetje të atletëve të Special Olympics Albania, ditën premte në orën 11:00 do të organizohet një ceremoni pritjeje në Kryeministri, përpara nisjes së ekipit kuqezi në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore.

sportistët me aftësi të kufizuara lojërat olimpike speciale dimërore

Lini një Përgjigje