
Mbrojtësi i Milanit, Teo Hernandez i ka kërkuar falje tifozëve, për kartonin e kuq të marrë ndaj Fejnordit në Champions League. Pas eliminimit, në postimin e bërë në rrjetet sociale, Teo nuk fsheh zhgënjimin.
“Futbolli është i paparashikueshëm, na ofron gëzime të mëdha, por edhe momente të dhimbshme. Sot ndjej një zhgënjim të jashtëzakonshëm. I kërkoj falje shokëve të skuadrës që i lashë me 10 lojtarë në fushë. Kërkoj falje edhe tifozëve që na mbështesin gjithmonë.
Ky klub është një familje dhe do të ringrihemi së bashku. Të ringrihemi së bashku, duke filluar nga unë. Forca Milan”, shkruan mbrojtësi.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje