TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2025, 22:40

Aston Vila ndal Liverpulin, Aleksandër Arnold shmang humbjen e të kuqve

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila ndal Liverpulin, Aleksandër Arnold shmang humbjen e të

Aston Vila ka barazuar me Liverpoolin me rezultatin 2-2 në kuadër të javës së 26 Premier Ligës duke i dhene nje asist Arsenalit tashmë në fundjavë. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar me Markus Rashhford, por për fat të keq të tij goli erdhi nga një pozicion jashtë loje.

Liverpuli mori epërsinë në minutën e 29, kur Mohamed Salah shënoi me atë të pasimit te Diogo Zhotas për 1-0. Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i barazimit, kur Juri Tielemans shënoi për 1-1. Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Oli Uotkins shënoi për epërsinë e vendasve për 2-1.

Liverpuli u kthye fuqishëm në pjesën e dytë, duke krijuar për të gjetur barazimin. Ishte Diogo Zhota që rrezikoi, por që nuk kishte gol, pasi topi goditi shtyllën. Në minutën e 61 u barazuan shifrat me Trent Aleksandër-Arnold që shënoi pas asistimit të Mohamed Salah për 2-2. Darvin Nunjez pati shansin per t’i dhënë fitoren por me portën e boshatisur e dërgoi topin lart dhe më pas në dy situata kundersulmi gaboi zgjedhje.

Aston Vila arriti të shënonte sërish në minutën e 83, me Xhekob Ramsej, por goli u anulua për pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Edhe pas këtij barazimi, Livepruli mbetet lider me 61 pikë, ndërsa Aston Vila është e nënta me 39 pikë. 

 

liverpul aston vila premier liga

Lini një Përgjigje