
Ardian Ismajli ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Empolit, kundër Milanit dhe Udinezes, takime që skuadra toskane i ka humbur të dyja. Mbrojtësi la fushën e lojës në minutën e 60, në duelin kundër Juventusit më 2 shkurt, për shkak të problemeve muskulore.
Ky ishte dëmtimi i parë që Ismajli ka hasur që nga fillimi i sezonit, duke luajtur në total 23 ndeshje në Serinë A, nga 25 që janë zhvilluar gjithsej. Sipas raportimeve nga Italia, të gjithë tek Empoli i kanë sytë nga Ismajli sepse ai është një pikë e rëndësishme në mbrojtje. Siç thuhet, 28- vjeçari mund të jetë në dispozicion të trajnerit këtë fundjavë, ku Empoli do të presë në shtëpi Atalantën e Gjimshitit.
Lini një Përgjigje