
Një shqiptar në formacionin më të mirë të Championsit për ndeshjet e kthimit të “play off-it” përkrah një emri të madh si Mbape.
UEFA ka përzgjedhur 11-shen e javës dhe në të është përfshirë edhe Ardon Jashari, i cili ishte më i miri në fitoren 3-1 të Klub Bryzh ndaj Atalantës në transfertë.

Në përbërjen zyrtare të kësaj jave, Mbape shoqërohet në sulm nga Lang i PSV-së dhe Talbi i Klub Bryzh. Në mesfushë përkrah Ardon Jasharit, janë edhe Vitinja i PSG-së dhe Kokçu i Benfikës. Në mbrojtje janë Federiko Valverde, Nuno Mendes, Hanko dhe Flamingo, në portë është Kasper Shmajkëll.
Introducing your Team of the Week! ✨@cryptocom | #UCLTOTW pic.twitter.com/Cn5GdBQ2ji
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 20, 2025
Lini një Përgjigje