TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2025, 21:08

Nga Azerbajxhani në Rusi, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Skënderbeut do të jetë rival me Mirlind Dakun

Shkruar nga Pamfleti

Nga Azerbajxhani në Rusi, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe

Një tjetër lojtar shqiptar transferohet në kampionatin rus të futbollit dhe do të vazhdojë atje pjesën tjetër të sezonit. Belajdi Pusi i ka dhënë lamtumirën Azerbajxhanit, për t’u transferuar tashmë në kampionatin rus.

Ka qenë vetë lojtari i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e Fakel Voronezh, një prej ekipeve që lufton për mbijetesë në elitën e futbollit rus.

Përshëndetje të gjithëve! Nga sot jam lojtar i FC Fakel Voronezh në Premier ligën Ruse. Kjo është një ëndërr e bërë realitet, por tani vazhdon një sfidë e re dhe shpresoj t’ju bej krenar me arritje të tjera.

I falënderoj me zemër ata që besuan tek unë! Falënderoj ekipet Shamakhi FK dhe FC Fakel, presidentët, trajnerët dhe agjentët që e bënë të mundur këtë transferim. Alsid Tafili Eren Koral”, shkruante në mesazhin e tij në rrjetet sociale futbollisti i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Skënderbeut, para se të shkonte në Azerbajxhan fillimisht te Turan Tovuz e më pas te Shamakh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by “FAKEL VORONEZH” (@fc_fakel_voronezh)

belajdi pusi ish-futboliisti i vllaznisë dhe skënderbeut

Lini një Përgjigje