
Janë mësuar e ekipet e para që kualifikohen për në 16 më të mirat në Ligën e Europës. Roma fiton 3-2 në “Olimpico” ndaj Portos, duke u kualifikuar për më tej.
Portugezët kaluan të parët në avantazh, pas një gafe të portierit Svilar, Samu realizoi në mënyrë spektakolare me gjysëm roveshatë. Verdhekuqtë përmbysën shifrat me dy gola shumë të bukur të Paulo Dibala brenda katër minutave.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1. Verdhekuqtë e Ranierit shënuan pesë minuta para kohës së rregullt golin e tretë me Pisili, që vulosi fitoren dhe kualifikimin e Romës. Në minutën e fundit, Porto ngushtoi shifrat pas një autogoli, por nuk kishte më kohë.
Në “Arena” të Bukureshtit, Steaua fitoi 2-0 ndaj PAOK-ut. Nga një gol për secilën pjesë për rumunët, duke u kualifikuar për në raundin tjetër.
Ashtu si në sfidën e parë, edhe sot “lumë” golash mes Gallatasarajit dhe Az Alkmar. Në sfidën e luajtur në Stamboll, dy ekipet barazuan në shifrat 2-2. Holandezët kualifikohen më tej, pasi kishian fituar 4-1 në ndeshjen e parë në shtëpi.
Në sfidën tjetër mes Bodo/Glimt dhe Tuente, ndodhi e pabesueshmja. Deri në minutën e 92, rezultatit ishte 1-1, një rezultat i favorshëm për holandezët që kishin fituar një javë më parë 2-1, por norvegjezët shënuan 2 gola në 3 minutat e fundit të shtesës duke bërë përmbysjen e madhe. Festa e norvegjezëve zgjati shumë pak, pasi Tuente shënoi në frymën e fundit golin e dytë, duke e çuar sfidën në kohën shtesë.
Lini një Përgjigje